Rrezik për tragjedi si Thumana, romët e Çukës japin alarmin

Komuniteti Rom i strehuar në ish kinoteatrin e Çukës jep alarmin se ndërtesa ka pësuar dëmtime të rënda dhe rrezikon të prodhojë tragjedi të ngjashme me atë të Thumanës!. Ata kërkojnë zgjidhje të shpejtë, ose në të kundërt paralajmërojnë se cadrat do ti ngrenë para bashkisë Sarandë.

Banorët japin alarmin se dëmtimet në godinën e ish kinoteatrit në Çukë rrezikojnë të prodhojnë tragjedi.

Thonë se që prej 26 Nëntorit kanë fjetur për netë me radhë jashtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tërmeti më i vogël në jug të vendit thonë se mund të përsëriste histori si ajo e Thumanës pasi godina sipas tyre ka dëme në strukturë, por nuk është verifikuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komuniteti rom kërkon ndërhyrjen e menjëhershme ose në të kundër paralajmërojnë se çadrat do ti ngrenë para bashkisë së Sarandës

Stina e reshjeve sipas banorëve u ka vështirësuar jetesën që për këtë komunitet të vendosur në këtë godinë të rrënuar ka qenë gjithmonë ekstreme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?