Rrezikoi të mbytej në lumin e Erzenit, banorët e zonës shpëtojnë 14-vjeçarin
Një 14-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht, pasi rrezikoi të mbytej në lumin Ernzen, ku ishte futur për t’u larë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Bërzhitë.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë ndërhyrë, sapo kanë parë 14-vjeçarin në rrezik, dhe e kanë nxjerrë nga lumi me shenja jete. Menjëherë fëmija është transportuar drejt spitalit në Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore.
Sakaq, ata kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Informacion Paraprak
Më datë 05.07.2018, rreth orës 12:30, jemi njoftuar se në Bërzhitë, banorët e zonës kanë nxjerrë nga ujërat e lumit Erzen, (me shenja jete) një fëmijë të mitur rreth moshës 14 vjeç, i cili dyshohet të jetë futur për t’u larë dhe ka rrezikuar të mbytet.
Në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku bënë të mundur dhe transportimin e fëmijës për ndihmë mjekësore në spital.
KOHA JONË SONDAZH

