Rrezikoi të mbytej, polumbarët shpëtojnë një pushues në Jalë
Polumbarët e Forcës Detare i kanë shpëtuar jetën pushuesit 55 vjeçar.Sot në mesdite, mjeti i Rojës së Plazhit të Forcës Detare në Jalë, polumbarët, Klinti Beqaj dhe Erion Hysenaj shpëtuan nga mbytja qytetarin me iniciale G. C, 55 vjeç.
Për shkak të kohës së keqe, erës dhe detit me dallgë, qytetari, e ka patur të pamundur të dilte në breg duke rrezikuar jetën. U desh ndërhyrja e polumbarëve për të shpëtuar qytetarin. Qytetarit iu dha ndihma mjekësore nga mjeku i Shtëpisë së Pushimit Ushtarak në Jalë dhe është jashtë rrezikut për jetën.