Rrezikojmë një mbyllje si vendet fqinje? Ja çfarë thotë drejtoresha e ISHP-së
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, gjatë konferencës me Komitetin e Ekspertëve Teknikë për pandeminë e Covid-19, u pyet nëse situata e krijuar në Shqipërisë do të sjellë na vazhdon masa të forta si ato në Greqi dhe Itali, Ajo tha se për momentin përjashtohet një mbyllje e Shqipërisë.
“Kjo është një situatë e cila vlerësohet në dinamikën e vet. Sot që flasim opsioni i mbylljes së Shqipërisë do të ishte opsioni i fundit. Sa i përket ecurisë së indikatorëve që masën situatën ne jemi akoma në momentin që ndërhyrjet e bëra do të na lejonin të vazhdojmë duke monitoruar javë pas jave. Vlerësimi i mbylljes është i parashikuar, nuk është se nuk e kemi parashikuar skenarët që ne ndodhemi sot, mesa ju kujtoj kemi qenë tejet të qartë se ezaurimi i kapaciteteve spitalore është element i rëndësishëm për të konsideruar vijimësinë e masave drastike për mbylljen e lokaleve apo të përgjithshme”, tha ajo.