“Rrezikoni shëndetin nëse i mbani kështu”, mjeku Pipero zbulon si duhet t’i mbani maskat për të ruajtur efikasitetin

Duke nisur nga kjo e enjte, të gjithë qytetarët duhet të mbajnë maskë jo vetëm në ambiente të mbyllura, por edhe në rrugë. Qeveria e ka marrë këtë vendim në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit Covid 19 në vendin tonë. I ftuar në emisionin “Rudina”, ka qenë mjeku infeksionist, i cili ka folur më gjatë rreth kësaj teme duke thënë se rëndësia e maskave është maksimale dhe se ato nuk duhet të hiqen shpeshherë gjatë ditës, sepse kjo i bën maskat më të rrezikshme.

“Përgjithësisht, rekomandohet në varësi të llojit të maskës. Nëse maska hiqet, nuk duhet të përdoret më. Por bëhet fjalë për mjediset e kontaminuara. Nëse unë jam në spital, nëse në shtëpi kemi një të sëmurë, i cili po trajtohet aty dhe ambienti i tij është i ndotur, ajo maskë hiqet, hidhet dhe vendoset një e re, ndërsa në rrugë apo mjedisin e jashtëm unë nuk besoj se është nevoja ta heqim dhe ta hedhim. Por unë këshilloj që ta heqim sa më pak dhe ta përdorim sa më shumë. Sa më shumë ta përdorim, aq më të sigurt jemi.

Kur vjen puna për llojin e maskës, kohën që duhet mbajtur, vendet ku duhet dhe nuk duhet mbajtur, personat të cilët nuk duhet ta përdorin specialistët e kanë përshkruar jashtëzakonisht mirë”, tha Pipero.

Pipero është shprehur se nëse maska hiqet shpeshherë gjatë ditës, e humb efikasitetin e saj dhe më shumë do jetë e rrezikshme sesa e shëndetshme.

SHKARKO APP