Rreziku nga armët pa leje, 468 raste këtë vit, qytetarët: Situata e rendit problematike
Vendi është tronditur në pak ditë nga disa ngjarje kriminale. Ajo që vihet re është se autorët kanë qenë të gjithë të armatosur, ndonëse policia njofton çdo ditë për kontrolle dhe aksione. Ashpërsimet e kodit penal për armëmbajtje pa leje siç duket nuk i kanë frikësuar qytetarët, pasi këtë vit janë konstatuar rreth 470 raste, shifra të njëjta me vitin e shkuar.
Situate e krijuar nga pandemia apo ashpërsimet e kodit penal nuk i kanë ndaluar qytetarët të qarkullojnë lehtësisht me armë zjarri pa leje në rrugët e vendit.
Gjatë këtij viti janë kryer 40 vrasje dhe dhjetëra plagosje, shumica prej të cilave janë kryer me armë pa leje.
Policia ka konstatuar 468 raste të armëmbajtjes pa leje, shifra pothuajse të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, ku u kapën 486 persona.
Vetëm gjatë muajve të pandemisë u kapën 104 persona, por rritje e konsiderueshme u lëvizjes së qytetarëve me armë pa lejë u regjistrua pas heqjes së kufizimeve.
Qytetarët shprehen të shqetësuar për situatën e rendit, pasi sipas tyre autoritetet ligj-zbatuese duhet të angazhohen më shumë në rolin parandalues.
“Policia shkon në fund kur mbaron puna.”
“Ndërhyrja e tyre nuk ka rezultat.”
“Këtu nuk ka dashuri për njeriun.”
Rrija e agresivitetit të qytetarëve sidomos gjatë javës së fundit , sipas psikologëve ka ndikuar dhe situata e krijuar nga pandemia.
“Ka qytetarë që prej mbylljes janë ndier të ngarkuar dhe shpërthejnë me ngacmimin e parë.”
Konfliktet që kanë patur pikënisje shprehjen “pse më sheh” janë kthyer në shqetësim për rendin dhe sigurinë.
Nga ngjarjet kriminale, vetëm javën që lamë pas humbën jetën 5 persona dhe u plagosën 4 të tjerë.