Italia në alarm nga koronavirusi. Shqipëria dyfishon ekipet mjekësore në kufi. Vetëkarantinë për personat që vijnë nga zonat e prekura
Italia në alarm nga virusi vdekjeprurës. Por Shqipëria, nëse ka shpëtuar nga virusi që mund të vinte nga njerëzit që vinin nga Kina për Shqipëri, duke e frikshme situata me Italinë fqinje, ku siç dihet komunikimi çdo ditë është me 9 linja avionësh dhe tragete që vijnë në Durrës dhe Vlorë.
Pas rasteve të koronavirusit në Itali ku aktualisht ka dy viktima dhe rreth 52 persona të infektuar, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu mblodhi sot Task-Forcën për parandalimin, kontrollin dhe mbrojtjen ndaj koronavirusit të ri që bën namin.
Pas diskutimeve mes ekspertëve dhe drejtuesve të institucioneve, u vendos përforcimi i masave në pikat kufitare, sigurimi i sasisë së shtuar të mjeteve të mbrojtjes personale dhe përforcimi i gjurmimit të rasteve për të rritur kontrollin për parandalimin e depërtimit të koronavirusit COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë njofton se Task Forca vendosi:
1-Dyfishim të personelit në Njësitë Shëndetësore në pikat kufitare, aeroport, porte dhe pika kufitare tokësore.
Përforcim i kontrolleve në pikat kufitare, për çdo udhëtar për cdo udhëtar që vjen nga harta gjeografike e vendeve me shpërthime komunitare, e përcaktuar nga OBSH.2-Shtimi i informacionit dhe rritja e vizibilitetit të mesazheve në pikat kufitare, për të dhënë më shumë informacion për udhëtarët mbi vetëdeklarimin në strukturat shëndetësore, në rast të një shenje klinike apo kontaktit me raste të konfirmuar me koronavirus në këto vende.
3-Rritja e sasisë së mjeteve të mbrojtjes personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore e deri në nivel të diagnozës laboratorike.
4-Task Forca vendosi që masa e paracaktuar për vetëkarantinim të personave që vijnë nga vende me shpërthime komunitare të virusit duhet të vijojë.
Gjithashtu siçështë bërë me dije, tashmë është përcaktuar vendi i karantinës në rast se do të jetë e nevojshme, që është një strukturë SPITALORE, e vlerësuar edhe nga komiteti teknik, që plotëson të gjitha standardet e përcaktuara nga OBSH.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri REKOMANDON të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së cdo shqetësimi apo shenje klinike, pa u drejtuar menjëherë në spital.
Porti i Durrësit forcon masat, mjeku i karantinës: Asnjë pasagjer i dyshuar deri më tani
Në një kohë kur shteti fqinj, Italia po përballet me koronavirusin, ku deri më tani 2 persona kanë humbur jetën, autoritetet portuale në Durrës kanë forcuar masat. Mësohet se në portin e Durrësit është rritur gatishmëria për kontrollet, ndërkohë që vetëm këtë fundjavë 2 tragete me rreth 446 pasagjerë të nisura nga bari janë ankoruar në vendin tonë. Në lidhje me situatën në fjalë, mjeku përgjegjës i karantinës se portit, Indrit Kalaja deklaroi se ndaj pasagjerëve është ushtruar kontroll dhe se ata nuk kanë rezultuar me probleme shëndetësore. “Nuk ka pasur pasagjerë nga vatrat e infektuara. Po mbahen në vëzhgim edhe marinarët e mjeteve detare. Muajt e fundit kanë hyrë anije nga portet e Detit të Zi”, tha mjeku Kalaja.
“Mos përhapni panik!” Zv.ministrja e Shëndetësisë: Mos bëni politikë me koronavirusin
Duke iu përgjigjur akuzave të zyrtarëve të Partisë Demokratike, Zv/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli tha se janë marrë të gjitha masat për përballimin e rasteve të mundshme me koronavirusin dhe është përcaktuar karantina që plotëson të gjitha standardet. “Në vijim të shfaqjes së disa rasteve sporadike të përdorimit të situatës me Koronavirusin për qëllime politike, Ministria e Shëndetësisë e konsideron përhapjen e panikut për këto qëllime, si të fundit gjë për të cilën kanë nevojë qytetarët në këto momente” shkruan Rakacolli përmes një statusi në facebook.
Postimi i plotë i zëvendësministres:
Një sqarim për qytetarët, në lidhje me situatën më të fundit të Koronavirusit. Komiteti teknik me mjekë dhe ekspertë nga Instituti i Shëndëtit Publik, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, në bashkëpunim edhe me perfaqsues të zyrës së OBSH në Tiranë, në paketën e masave teknike për përballjen me COVID 19, që prej mbledhjes së dytë të tij, ka përcaktuar me vendim të posaçëm strukturën e karantinës.
Kjo strukturë përmbush të gjitha standardet e përcaktuara nga OBSH, në perputhje me rregulloren nderkombëtare të shëndetit.
Po sipas këtyre kritereve kjo strukturë vihet në funksion vetëm në bazë të një rregulloreje të miratuar, dhe vetëm në rast se do të jetë e nevojshme, ashtu siç e përkufizon OBSH.
Në vijim të shfaqjes së disa rasteve sporadike të përdorimit të situatës me Koronavirusin për qëllime politike, Ministria e Shëndetësisë e konsideron përhapjen e panikut për këto qëllime, si të fundit gjë për të cilën kanë nevojë qytetarët në këto momente. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton se Komiteti Teknik ka marrë të gjitha masat, siç është bërë e ditur dhe në komunikimet tona të përditshme, për parandalimin e shfaqjes së virusit, në përputhje me të gjitha rekomandimet që jep OBSH, me ekspertët e të cilës janë pjesë e Task- Forcës së ngritur, Komiteti Teknik është në komunikim dhe konsultim të vazhdueshëm.
Lexoni edhe…
- Alarm në Itali. 2 viktima nga koronavirusi,52 të infektuar. Shqipëria shton masat
- Shqipëria dyfishon ekipet mjekësore në kufi. Vetëkarantinë për personat që vijnë nga zonat e prekura
- Mjeku i njohur: Tri arsye pse jemi të papërgatitur për koronavirusin
https://arkiva.kohajone.com/alarm-ne-itali-2-viktima-nga-koronavirusi-29-te-infektuar-shqiperia-shton-masat/