“Rreziku nga koronavirusi”, Spahia: Qeveria ta marrë seriozisht situatën, koha për hapa konkret
Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia, këtë të hënë nga studio e ABC News ka komentuar masat që ka marrë qeveria shqiptare në lidhje me përballimin e një situate të tillë paniku. Spahia është shprehur se Partia Demokratike në ditët e para të përhapjes së virusit në vendin fqinj, Itali është treguar shumë e rezervuar, për të lënë kohë institucioneve që të merrnin masat e duhura, por duket se masat e marra nuk janë në lartësinë e duhur.
Ndër të tjera përballë gazetarit Endri Xhafo është shprehur se nuk kërkojmë të bëjmë panik, por duan që të shikohen hapa konkret për parandalimin e përhapjes, duke krijuar ambjentet e nevojshme për karantinë dhe jo të pezullojnë punën e institucioneve të caktuara.
“Bardhi nuk ka kundërshtuar vendosjen e karantinës, por pozicionimin pasi ka disa rregulla strikte dhe për këtë, nuk është logjike që të bllokohet një spital funksional për ta bërë qendër karantine. Karantina është një vend që vendosen persona që janë të shëndoshë, por që mund të kenë pas kontakt me persona të prekur”, tha Spahia.
Ndër të tjera ai ka theksuar se gjatë një inspektimi që ka bërë në një nga doganat e Shkodrës ka vënë re se personeli mjeksor i ndodhur atje nuk ka pajisjet e duhura mjeksore. Ndër të tjera ai ka vënë në dukje se atje ishte një dhomë me një krevat që nuk shërben për asgjë nëse konstatohet një autobuz me pasagjer dhe aty mund të jetë një person i infektuar.
“Kam qenë në një nga doganat e Shkodrës, formularin që e ka shpërndarë OBSH-ja i ishte lënë policit që vendos vulën tek pashaporta për këtë nuk mendoj se është personi aadap për të konstatuar shenjat e një virusi të till por duhet të jetë personel mjeksor. Një dhomë dy me 2 e parashikuar me karantinë, pyetja lind se nëse vjen një rast i dyshuar domosdoshmërisht duhet të kalojnë të gjithë pacientët në karantinë si mund të vendosen në një dhomë vetëm me një krevat. Duhen ambulanca të specializuara të cilat nuk lejojnë përhapjen e koronavirusit. Sa qendra të specializuar kemi, sa krevate?”, është shprehur ish deputeti.
Ndërkohë pyetjes së gazetarit për tubimin e 2 marsit dhe rrezikun që mund të paraqitet nga prania e koronavirusit, Spahia ka theksuar se problematikat e koronavirusit nuk mund të sformojmë problemet që ka vendi, sipas tij në rrezik është demokracia shqiptare, dhe është më e rrezikshme se koronavirusi.
“Problematikat e koronavirusit nuk mund të sformojmë problemet që ka vendi. Në rrezik është demokracia shqiptare, dhe është më e rrezikshme se koronavirusi. Situata për shkeljen e kushtetutën është disa herë më shqetësuese se koronavirusi dhe është burimi i vërtetë ndaj frikës së koronavirusit. Ne po flasim për paftësinë e një qeverie për të përballur situatën emergjente në një vend. Thelbësore në këtë vend më shumë se koronavirusi është rreziku që po kalon demokracia shqiptare, mendoj se reagimi qyetar nga një situatë të tillë nuk ka arsye që të frenohet”, është shprehur Bardh Spahia. /abcnews.al