Rreziku nga terrorizmi, Policia e Shtetit kalon në armatim të rëndë

 

Policia e Tiranës ka kaluar në masa të përforcuara, duke rritur praninë e saj në kryeqytet për garantimin e sigurisë.

Sipas urdhrit të ardhur nga kerët e policisë, çdo patrullë duhet të jetë e pajisur me armatim të rëndë, për të qenë të gatshme për të reaguar ndaj çdo ngjarjeje kriminale apo terroriste. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi për përforcimin e masave të sigurisë ka ardhur pas analizave të strukturave të Shërbimit Informativ Shtetëror, që sugjerojnë se Shqipëria është e rrezikuar nga sulme terroriste. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Për rrjedhojë, forca të shumta policie kanë “blinduar” Parlamentin, ku po zhvillohet seanca plenare, si dhe janë vendosur pranë institucioneve të tjera si Kryeministria dhe Prokuroria e Përgjithshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?