Rreziku nga terrorizmi, prokurorë amerikanë në Tiranë e Ballkan

Një nismë kjo e marrë si pjesë e përforcimit të programit për luftën kundër terrorizmit.

Njoftimin e dha vetë prokurori i Përgjithshëm amerikan, Erik Holder, i cili shprehu bindjen se personeli amerikan do të ndihmojë në hetimin e atyre që kthehen nga Siria, si dhe në parandalimin e nisjes së të tjerëve për në zonat e nxehta të Lindjes së Mesme

Mund të deklaroj se me ndihmën e Zyrës së Kundërterrorizmit, Departamenti i Drejtësisë ka vendosur të dërgojë disa prokurorë federalë dhe këshilltarë të lartë policorë në rrajone kyçe si Ballkani, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, për të punuar me autoritetet e këtyre vendeve në përpjekje për të rritur aftësitë e tyrë për të hetuar dhe ndjekur luftëtarët terroristë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këshilltarët e Departamentit të Drejtësisë ndodhen tashmë në katër vende të Ballkanit dhe shpejt do të dërgojmë atje edhe këshilltarë rajonalë për kundërterrorizmin”, tha ai, raporton Ora News.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokurori, i cili do të punojë si koordinator rajonal i departamentit për kundërterrorizmin, do t’i bashkohet stafit amerikan të pranishëm në vendin tonë, por edhe në Bosnje, Kroaci, Kosovë e Serbi.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe ai i Shtetit punojnë prej kohësh bashkë për të dërguar prokurorë jashtë Shteteve të Bashkuara për të rritur kapacitetet e vendeve të ndryshme për të luftuar krimin.

Holder e dha njoftimin pasi u takua me zyrtarë të Bashkimit Europian, ku tema kryesore ishte kthimi në shtëpi i luftëtarëve që kishin luftuar në vende të huaja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?