Rreziku nga terrorizmi, SHBA rikthen vizat për 38 shtete

 

Shumë shqiptarë dëshirojnë të shkojnë në SHBA, por më tej do të jetë edhe më e vështirë. Kjo pasi edhe qytetarët e 38 vendeve që nuk kishin nevojë të udhëtonin deri tani me viza drejt SHBA-ve, më tej duhet t’i nënshtrohen regjimit të vizave. 

Frika nga sulmet terroriste detyron ligjvënësit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të rikthejnë vizat me 38 shtete, përfshi këtu dhe vendet e Evropës Perëndimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhoma e përfaqësuesve në kongres votoi me 407 vota pro dhe 19 kundër propozimin për rivendosjen e vizave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të parashikohet dhe rritja e bashkëpunimit kryesisht me vendet evropiane për shkëmbin e informacioneve lidhur me personat e dyshuar për lidhje terroriste ose me të shkuar kriminale.

 Draft i propozuar nga republikani Miller vjen si një masë për parandalimin e sulmeve terroriste, pas ngjarjeve të 13 nëntorit në Paris, ku mbetën 130 persona të vrarë.

Gjatë diskutimeve në dhomën e përfaqësuesve, zyrtarët amerikanë theksuan se në këtë listë u përfshinë dhe vendet perëndimore, për shkak se shërbimet inteligjente raportojnë se 5 mijë evropianë kanë udhëtuar drejt Sirisë dhe Irakut, për të luftuar krah militanteve të Shtetit Islamik. Që të kthehet në ligj, drafti duhet të votohet dhe në senat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?