Rreziku nga terrorizmi, Tahiri: Rritje masave të sigurisë në vend

 

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar mbrëmjen e së premtes se Shqipëria nuk është e përjashtuar nga rreziku i sulmeve terroriste.

Për këtë arsye, ka thënë ai, në të gjitha objektet e rëndësisë së veçantë dhe në ambjente të frekuentuara gjerësisht nga qytetarët do të ketë masa të shtuara sigurie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto të fundit, ka saktësuar Tahiri, përfshihen qendrat tregtare, këndet e lojrave të fëmijëve, sheshet publike, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë deklaratë ministri Tahiri e ka bërë nga qyteti i Durrësit, ku ka zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit, për të shkëmbyer mendime dhe konstatuar probleme.

Problemet në fjalë, ministri i Brendshëm i ka etiketuar si “probleme teknike” që janë trashëguar përgjatë historisë së marrëdhënieve mes shtetit dhe biznesit./Top Channel/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?