Rreziku nga varianti Delta, EMA jep lajmin e mirë

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka dhënë sot lajmin e mirë se vaksinat e miratuara nga Bashkimi Evropian deri më tani kundër Covid-19 janë efektive kundër të gjithë mutacioneve të reja, përfshirë atë Delta.Sipas EMA, mbrojtja kundër mutacionit Delta sigurohet pas përfundimit të dozës së dytë.

Organizata bën thirrje për përshpejtimin e vaksinimeve dhe mbajtjen e masave të Shëndetit Publik si mjetet e nevojshme për të luftuar pandeminë.

“Duket se 4 vaksinat e autorizuara nga BE mbrojnë nga të gjitha llojet, përfshirë variantin delta. Të dhënat e para të botës reale sugjerojnë se: 2 dozat e vaksinave mbrojnë nga varianti delta. Antitrupat nga vaksinat e miratuara neutralizojnë këtë variant”, thuhet në njoftimin e EMA.
Vaksinat e miratura nga Agjencia Europian e Barnave (EMA), janë: AstraZeneca, Moderna, Pfizer dhe Johnson & Johnson.

SHKARKO APP