Rreziku nga zjarret, Goxhaj: Zona më problematike ”Mali i Dajtit”

Shkëlqim Goxha, drejtori i zjarrfikëses në Tiranë në një intervistë për Report Tv, shprehet se shërbimet se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e rasteve të zjarrit, e sidomos në pyje e kullota, gjatë sezonit veror. Goxhaj thotë se shërbimet zjarrfikëse dalin në gatishmëri gjatë muajve Korrik e Gusht, ndërsa zona që cilësohet si më problematike, për shkak edhe të vështirësisë së terrenit, është ”Mali i Dajtit”. Duke e krahasuar me vitet e mëparshme, drejtori i zjarrfikëses shprehet se viti që ka pasur më shumë ngjarje ka qenë 2017, me 500 raste zjarri, ndërsa në 2018-ën numri është ulur ndjeshëm me rreth 50% më pak.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?