Rrezikuan të mbyteshin, Policia shpëton 6 persona në Sarandë. Iu këput timoni i mjetit lundrues

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare u kanë ardhur në ndihmë 6 personave pasi rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i mjetit lundrues. ”Në bordin e tij ndodheshin drejtuesi dhe 5 persona të tjerë, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë. Të gjashtë shtetasit u transportuan së bashku me mjetin e tyre lundrues, në gjendje të mirë shëndetësore, në breg, në Ksamil. Shtetasit falënderuan shërbimet e Policisë Kufitare për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar”,-informon Policia.

Njoftimi i plotë

Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i mjetit lundrues, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare u vijnë në ndihmë 6 shtetasve në bordin e mjetit lundrues që pësoi defekt në det.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë dhe Njësia Speciale për Kufirin dhe Migracionin DELTA u nisën menjëherë në drejtim të adresës së dhënë, përballë fshatit turistik Kep Merlin, në Ksamil. Në vendin e quajtur Fanari, në Ksamil, konstatuan mjetin lundrues tip vark, i cili kishte pësuar defekt në timon.

Në bordin e tij ndodheshin drejtuesi dhe 5 persona të tjerë, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë. Të gjashtë shtetasit u transportuan së bashku me mjetin e tyre lundrues, në gjendje të mirë shëndetësore, në breg, në Ksamil. Shtetasit falënderuan shërbimet e Policisë Kufitare për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 çdo rast të paligjshmërisë.

SHKARKO APP