Rrëzimi i ankimimeve të opozitës në KAS, Koli Bele: Pjesa më e madhe e pretendimeve ishin për shkelje para zgjedhjeve

Përfaqësuesi i PS në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, Koli Bele ishte i ftuar në Ditarin e mëngjesit në A2 ku bëri një rezyme të arsyeve që çuan në rrëzimin e ankimimeve të opozitës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Për Koli Belen, pjesa më e madhe e shkeljeve të pretenduara nga opozita, i përkisnin periudhës parazgjedhore dhe nuk ishin pjesë e shqyrtimit të KAS.

“Retorika politike në këtë lloj procesi është e pashmangshme. Procesi është administrativ, i veçantë. Nuk mund të ndahet me thikë argumenti politik nga ai juridik. Nëse do të them 10 herë të njëjtën gjë, jo domosdoshmërisht përbëjnë volum. Ajo çfarë opozita prezantoi ishin ato që ajo pretendoi se ishin shkelje.

Në pjesën më të madhe, shkeljet e pretenduara ishin të periudhës parazgjedhore, të cilat mund të ishin ose jo të vërteta, por që nuk mund të ishin pjesë e atij shqyrtimi dhe nuk ndryshonin numrin e votave në kuti. Në thelb procesi ka qenë transparent. Në qarqet ku kishte një rezultat të ngushtë u bë një rinumërim dhe besoj u krijua bindje se në numërim nuk pati vjedhje”, tha mes të tjerash Bele. /A2 Cnn

Rrëzimi i ankimimeve në KAS, Bele: Pjesa më e madhe e pretendimeve ishin për shkelje para zgjedhjeve

SHKARKO APP