Rrëzimi i dekretit të Metës, Arjan Vasjari: Mund të prodhojë kosto për integrimin në BE

Teksa e gjithë vëmendja në emisionin ‘Real Story’ është përqendruar tek vendimi i Kuvendit, i cili rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, analisti Arjna Vasjari iu është bashkuar diskutimeve.

Analisti pohoi se situata e krijuar tashmë me miratimin e kodit mund të na krijojë kosto në raport me procesin e integrimit europian, sidomos në prag të mbledhjes ndërqeveritare. Sipas Vasjarit, të flasësh për Kodin Zgjedhor, do të thotë të flasësh për një kufomë.

“Nuk ka vlerë diskutimi për Kodin. Sot jemi duke folur rreth një kufome. S’ka vlerë, pasi nuk kemi mundësi që të korrektojmë diçka, ndoshta jo substanciale. Sa i takon aspektin substancial të reformës. Por kishim mundësi që të rregullonim marrëdhënies mes opozitës dhe maxhorancës që të shkonin drejt 25 prillit me një situatë inkandeshente. Sot ndodhi diçka. Nuk më intereson fare marrëdhënia mes maxhorancës dhe presidenti, pasi është deja-vu. Do më interesonte klima, pasi unë kam pikëpyetje për atë çka do të ndodhte me mbledhjen në raport me integrimin. Mund të na prodhojë kosto ky në raport me integrimin, sidomos në prag të mbledhjes ndërqeveritare. Kishte elementin e gjetjes së një rruge të një by-pasimi të këtij konflikti. Nëse nuk do të kishte ndodhur kjo sot, në horizont mund ta kishim. Kam frikë se mund të ndodh. Gjiknuri tha disa gjëra këtu. Thash se përpjekja për t’u drejtuar Venecias, është përpjekje për të bllokuar procesin. Venecia tha se “për shkak të mbledhjes dhe kompleksitetit do e marrim në shqyrtim dhe me OSBE/OHDIR”. Po për përse nuk pranuar ju si PS që t’i drejtoheshin OSBE. përse nuk ndodhi?! Është pyetje që s’mori përgjigje. Zoti Gjiknuri është palë. Çështja e listave të hapura është zgjidhur pjesërisht.”, tha Vasjari.

SHKARKO APP