Rrëzimi i kërkesave të PD-së dhe LSI-së, flet anëtari i KAS: Kërkesat kanë qenë brenda afatit, jemi në pritje të marrjes së provave
Anëtari i KAS, Ledio Braho në një intervistë me gazetaren Lusi Përgjegji në FaxNeës është shprehur se e pezulluan seancën e sotme deri në momentin që do ti vihen në dispozicion provat e rrëzuara nga KAS.
Braho u shpreh se kërkesat e LSI dhe PD u rrëzuan me shumicë votash, por sipas tij marrja e provave do të ishte në shërbim të këtyre subjekteve për të vërtetuar pretendimet e tyre.
Sipas Brahos kërkesat janë depozituar brenda afatit që parashikon ligji, pra brenda 5 ditëve pas zgjedhjeve dhe për këtë atyre duhet tu vihen në dispozicion këto prova.
“Në bazë të nenit 137 KAS ka të drejtë të kërkojë provat për procesin. Ne sot i rrëzuam kërksat e LSI dhe PD me shumicë votash. Për ne që ishin pro marrjes së provave do të ishin në shërbim të këtyre subjekteve. Në bazë të parashikimeve ligjore që parashikon kodi zgjedhor në lidhje me elementët që ngrinin këto dy parti politike.
Po ashtu me ndryshimet e fundit, kodi zgjedhor në lidhje me ca janë prova që janë në administrim të KQZ mund ti kërkoj një ose dy anëtarë të KAS-it dhe ne e shfrytëzuam këtë për të kërkuar dy prova.
Njëra kishte të bënte me pretendimet e LSI-së për persona që ishin futur në territorin e Republikës së Shqipërisë pas urdhrit për karantinimit dhe ishin komisionerë për PS-në në ditën e zgjedhjeve. Si dhe prova që u kërkua nga PD-ja që ka të bëjë me identifikimin biometrik pasi mund ti shërbejë procesit për kryqëimin e këtyre të dhënave.
Në pritje të këtyre dy provave ne pezulluam seancën deri në momentin që do të na vihen në dispozicion këto prova. Në dijeninë time të gjitha kërkesat kanë qënë brenda afatit dhe janë plot 10 kërkesa për 10 qarqe dhe do të fillojë me qarkun e Gjirokastrës dhe do të vijojnë ditën e enjte me qarkun e Beratit.
Kërkesa e fundit ka ardhur nga kandidati i pavarur i qarkut të Shkodrës por edhe ajo ishte brenda afatit. Kërkesat janë dërguar brenda afatit ligjor prej 5 ditësh.
Kjo do të shihet në varësi të numrit të votave që lëviz për mandatet mëse do të arrihet pavlefshmëria dhe kodi është i qartë se kur është përsëritja e zgjedhjeve.
Procesi varet nga kërkesat e palëve, varet nga provat. Janë dy qarqet që kërkojnë rinumërim votash, janë qarku i Durrësit dhe Beratit të cilat do të marrin shumë kohë për shkak se duhet të hapen disa kuti dhe të shihen votat dhe këto janë proceset që mund të zgjasin. Ajo që zgjat afatet është marrja e provave. Nuk besoj se do të zgjasë shumë.
Në bazë të nenit 132 të kodit zgjedhor në momentin kur ankimohet tabela e rezultatit e miratuar nga komisioneri shtetëror i zgjedhjeve dhe ankimohet një qark nga disa subjekte kemi detyrimin e bashkimit të tyre në një të vetme përsa i përket vendimarrjes.”, u shpreh Braho.