Rrëzimi i pemëve të “rilindjes”, Maliqi: Koha për të rrëzuar të keqen që drejton vendin
Deputeti Lefter Maliqi duke marrë shkas nga rrëzimi i pemës së festave në Tiranë si pasojë e erës së fortë, shprehet me nota pozitive teksa thekson se pas çdo të keqe vjen një e mirë.
“Pas çdo të keqe vjen një e mirë. Rrëzimi i pemës së vitit të ri në Tiranë dhe i palmës në Durrës, le të jetë një shenjë pozitive, shprese këtë fillim viti 2020 për rrëzimin e të keqes që drejton vendin, pemës së rilinjes së krimit e korrupsionit, dhe ngritjen e pemëve me rrënjë të forta, të qëndrueshme përballë çdo stuhie, fatkeqësie, duke i bërë shqiptarët më të fortë, më të lidhur me njëri-tjetrin, duke mos e braktisur vendin, por duke e jetuar të qetë, të lirë, me dinjitet dhe të ardhme të sigurt. Dimri realisht sapo ka nisur. Megjithëse ftohtë, erë, borë e stuhi, jeta vazhdon normalisht me plot sfida në vazhdim, me shpresë e besim për të ardhmen e përbashkët drejt BE-së”, shprehet Maliqi.