Rrëzimi i qeverisë Rama? Berisha: Do të përdoret çdo mënyrë

Si do të rrëzohet qeveria ”Rama 3” dhe çfarë pritet nga protesta e 12 nëntorit? Kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se do të përdoret çdo mënyrë që shqiptarëve t’u ofrohet garanci që të votojnë të lirë. Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Berisha tha se beteja ndaj qeverisë së kyeministrit Edi Rama ka filluar dhe do të vijojë.

“Të besosh se Edi Rama është i vendosur të respektojë votën, është absolutisht si të besosh rrethin katror. Kurrë Edi Rama nuk e pranon votën. Po nuk votove nuk ka shtet ligjor, nuk ka drejtësi.

Mos të mendojë kush se unë kam iluzione që ai do bëjë votime. Nëse ai vazhdon në këtë mënyrë, edhe ne do i përgjigjemi në të gjitha mënyrat. Çdo mënyrë.

Të kisha qenë në vendin e Lul Bashës, mbi tokë vendin nuk ia lija më 27 prill. Do votojmë ne. Do bëhet çdo gjë që shqiptarët të votojnë. Beteja ka filluar, do vijojë vazhdimisht”.

SHKARKO APP