Rrëzohen 25 shtylla tensioni në qarkun e Korçës, shumë fshatra pa energji elektrike
25 shtylla tensioni janë rrëzuar në Fushën e Korçës, si pasojë e motit të keq.
Korça orët e fundit është përfshirë nga reshje dëbore dhe stuhi të forta të erës.
Si pasojë e motit të keq dhe dëmtimit të shtyllave të tensionit, shumë zona në qarkun e Korçës kanë mbetur pa energji. Ne bashkinë e Maliqit janë 9 fshatra pa energji elektrike, në bashkinë Devoll e Pustec gjithë zona pa energji. Në Ersekë janë 5 fshatra pa energji elektrike dhe 4 fshatra në Pogradec.