Rrëzohen pretendimet e fituesit të Bashkisë së Himarës, Apeli: Përgjimet ndaj Fredi Belerit, të rregullta

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka rrëzuar një kërkesë të Fredi Belerit, për të shpallur të paligjshme përgjimet që u kryen ndaj tij gjatë fushatës zgjedhore.

Gjyqtari Florjan Kalaja, miratoi si të ligjshëm vendimin e Shkallës së Parë që bëri të vlefshme veprimet hetimore të Prokurorisë së Vlorës kundër kandidatit fitues për Bashkinë e Himarës.

Rezultatet e përgjimeve dhe vëzhgimeve janë prova e prokurorisë kundër Belerit. Ai ndodhet në qeli që prej 12 majit, me dyshimet se është përfshirë në korrupsion zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?