Rrëzohet në oborrin e banesës, humb jetën 31-vjeçari nga fshati Gribë

Një 31-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në fshatin Gribë të Gramshit.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, kur shtetasi A. T., gjatë manovrimit me motomjet në oborrin e banesës së tij, është rrëzuar aksidentalisht. Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime të rënda në kokë, duke goditur në gurët e oborrit.

Pavarësisht përpjekjeve për ta transportuar në spital, 31-vjeçari nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e aksidentit.

SHKARKO APP