Rrëzohet nga ciklomotori, plagoset 42-vjeçari
Aktualitet E Diel, 26 Shtator 2021 08:28
Një indicident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në fshatin Perondi të Kuçovës.
Policia bën me dije se “shtetasi G.H,42 vjec, banues në fshatin Magjat, duke drejtuar një ciklomotor ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë”.
Raportohet se 42-vjeçari ka pësuar disa dëmtime dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Berat.
Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
KOHA JONË SONDAZH

