Rrëzohet nga shtylla e tensionit të lartë, niset me helikopter drejt Tiranës (Emri) 1 hour më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Bulqizë, ku një person është rrëzuar nga shtylla e tensionit të lartë duke marrë plagë të shumta.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Zerqan në mënyrë aksidentale ndërkohë, bëhet fjalë për 35-vjeçarin Rigert Ceka i cili është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Mësohet se Ceka kishte hipur në një shtyllë të tensionit të lartë për të rregulluar një defekt ne rrymën elektrike kur edhe ka ndodhur ngjarja.

Burime bëjnë me dije se 35-vjeçari nuk ishte elektriçist apo i ngarkuar me punë të tilla por me sa duket ka qenë një iniciativën e tij pas problemeve me rrymën elektrike.

SHKARKO APP