Rrëzohet nisma për përjashtimin e Berishës dhe Ruçit nga politika
Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar me 13 vota projektligjin e propozuar nga opozita e re në Kuvend për lustracionin, i cili nëse miratohej përjashtonte automatikisht ish-kryeministrin Sali Berisha nga politika dhe nga listat e kandidatëve për deputetë në vitin 2021, si dhe të gjithë politikanët e tjerë, duke përfshirë edhe Gramoz Ruçin.
Relatori Alket Hyseni u shpreh se projektligji duhet të rrëzohet. “Duhet ta kapërcejmë dhe të vijojmë me iniciativa të tjera që e shëndoshin shoqërinë, administratën dhe cdo levë të këtij shteti. Sa i takon krimeve të komunizmit duhet të ketë përjashtime por në rastin konkret jemi në shkelje të parimeve dhe akteve kushtetuese. Duhet ta rrëzojmë në parim projektligjin dhe besoj që bëjmë detyrën tonë”.