Rrëzohet urdhri i mbrojtjes për 10-vjeçaren e dhunuar në Korçë

Gjykata e shkallës së parë në Korçë rrëzoi kërkesën e policisë për dhënien e urdhrit të mbrojtjes së 10 vjecares me iniciale MT.

Gjykatësja Sonjela Voskopi e cilësoi kërkesën të pabazuar në ligj dhe të cunguar. Në gjykatë mungonte raporti i psikologes për minorenen nëse është dhunuar apo jo thuhet në argumentimin e vendimit nga gjykatësja.

Nuk ka prova për ushtrim dhune nga nëna e të miturës Shpresa Trimi.

Ndërkohë Shoqata Rome në Korcë pritet të depozitojë një padi ndaj fondacionit ” Motrat Lalini”ku aktualisht gjendet e strehuar 10 vjecarja, me qëllim që t’ia rikthejnë nën kujdestari nënës së saj.

SHKARKO APP