Rrëzoi shtyllën e tensionit, Gjykata lë në burg 57-vjeçarin

Sandër Nezha u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Kurbinit, ndërsa në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura mësohet se ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Por 57-vjeçari i arrestuar për rrëzimin e dy shtyllave të tensionit të lartë 110 kv në Laç do të qëndrojë në burg.

Pasi dëgjoi palët gjyqtari pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditë për 57-vjeçarin Sandër Nezha.

Ndaj tij është ngritur akuza “Shkatërrim i rrjetit elektrik” me pasoja të rënda.

SHKARKO APP