Rr@hja që i mori jetën Eglit, Prokuroria mbron autorin dhe e shpëton nga burgimi me 20 vite

Vrasja e Egli Progës i cili la dy fëmijë jetimë, vijon të jetë e veshur nga hije skandali që tani nuk përfshijnë vetëm Policinë, por edhe Prokurorinë dhe Gjykatën.

Pas rrahjes brutale nga 29-vjeçari Denis Meçe që i shkaktoi vdekjen Egli Progës, u raportua se viktima humbi jetën pasi ishte rrëzuar në tokë në gjendje të dehur. Policia bëri të ditur se e ka referuar ngjarjen në Prokurori si vrasje me dashje, e cila sipas kodit penal dënohet nga 10 gjer në 20 vjet burgim.

Prokuroria pas 48 orësh kur e ka dërguar dosjen për vlerësim në Gjykatë ka ndryshuar akuzën për Denis Meçen, duke e referuar tashmë ngjarjen si vrasje nga pakujdesia, duke e zbutur atë në maksimum. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 5 vjet.

Rrahja brutale që Denis Meçe i ka bërë Egli Progës, që ka shkaktuar vdekjen e këtij të fundit, nga prokurori i çështjes është cilësuar si vrasje nga pakujdesia. Këtë masë e ka konfirmuar mesditën e sotme edhe Gjykata duke e lënë atë në ”arrest me burg”.

SHKARKO APP