Rrihet brutalisht gruaja në Librazhd pas konfliktit për ujin e pijshëm
Aktualitet E Premte, 24 Mars 2023 11:58
Një ngjare e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Librazhd.
Një grua është dhunuar në fshatin Xhyrë të njësisë Administrative Hotolisht.
Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet V.M nga Xhyra e cila është goditur me sende të forta.
Pas plagëve të marra, V.M është dërguar me urgjencë në spitalin e Librazhdit.
Autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi me inicialet A.F.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për ujin e pijshëm.
KOHA JONË SONDAZH

