Rrihet oficeri i policisë në Korçë, sherri nisi në një lokal. Autori është…
Dhunohet një oficer i krimit ekonomik të drejtorisë vendore të qarkut Korçë. Sherri ka nisur në një lokal në qytetin e Korçës e më pas ka shkuar deri në përdorimin e grushteve dhe mjeteve të tjera.
Policia ka shoqëruar dhunuesin dhe po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje. Për momentin i njëjti burim tha se sherri ka ardhur për motive banale.
Ndërkohë një tjetër rast sherri ka ndodhur para pak minutash, në spitalin rajonal të Korçës është paraqitur një 18 vjeçar i dhunuar.