”Rrisni numrin e testimeve”, Spiropali: Opozita ka qenë në gjumë, nuk dëgjojmë sugjerime nga divani
Ministrja Elisa Spiropali në një lidhje live për rubrikën Opinion në ”News24” i është përgjigjur opozitës lidhur me rritjen e testimeve
Ajo shprehet se opozita ka qenë në gjumë gjatë kësaj kohe të koronavirusit dhe propozimet e saj bien ndesh me vendimete Komitetit Teknik të ekspertëve.
Po ashtu Spiropali thotë se opozita ka qëllime politike dhe dezinformon duke e cilësuar Berishën si udhëheqës të strategjisë së tyre.
”Opozita këmbëngul për testime masive dhe kaq nuk mjafton?
Nuk kemi ndërmend të dëgjojmë sugjerime nga divani që në këtë periudhë ka qenë në gjumë. Metoda që është zgjedhur ka rezultuar efikase. Shqipëria ka shmangur më të keqen. Rezultatin më të mirë që mund të arrish me këtë armik. E tregon kurba, nr. i të infektuarve, të shëruarve. Nuk ndryshojmë strategjinë për kënaqësi politike. Kjo nuk është betejë politike.
Të gjitha deklaratat e opozitës që kemi dëgjuar nuk përputhen me atë që ekspertët dhe Komiteti Teknik ka bërë, ata janë gjeneralë. Ne ndjekim udhëzimet. Vendimet nga qeveria kanë qenë të konsultuara në detaje. Nuk kemi ndërmend të braktisim gjeneralët dhe të ndjekim disa funksionarë politikë që deformojnë të vërtetën dhe kanë qëllime politike.
Në rast se duan t’i bashkohen luftës le të jenë pjesë e diskutimeve.
Komentet si të Berishës që ende vijon strategjinë opozitare që thotë për të infektuar dhe të vdekur duke infektuar opinionin publik me të vërteta janë të papranueshme. Ne po marrim masa për shëndetin dhe për pasojat ekonomike. Ne po i adresojmë aty ku prekin më shumë. Qytetarët, biznesi i vogël, familjet në nevojë.
ashtu si sëmundja dhe pandemia prek ata në moshë të thyer, edhe kriza ekonomike prek disa kategori. Ata që kanë lavazh, aktivitet ekonomik, biznes, 61 mijë qytetarë do adresohen nga paketa ekonomike e plotë, do marrin apgë minimale. Do përfitojnë edhe ata që nuk kanë deklaruar pagën por figurojnë si punonjës. Si p.sh. në një biznes të vogël zakonisht figurojnë burrat, do të marrin edhe gratë.
Edhe për ato familje me ndihmë ekonomike kemi dyfishim të ndihmës. Edhe për të papunët i dyfishohet pagesa e papunësisë. 120 milionë dollarë vetëm për këto nevoja. Biznesi i mesëm apo i madh mund të përfitojë përmes garancisë sovrane që të mbajë në punë punonjësit. Biznesi i madh duhet të kishte menduar për këtë ditë. Mos heqë asnjë ditë nga puna. t’u gjendet në këtë ditë si qeveria pasi i ka mundësitë. ”- tha Spiropali.