Rriten çmimet e fruta-perimeve, Erion Braçe godet prapë qeverinë: Problem i madh me prodhimin vendas! Kush nuk dëgjon, këto pasoja sjell!
Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka denoncuar sot çmimet e larta të perimeve në tregjet e Tiranës, duke paralajmëruar për pasojat e rënda të një strukture prodhimi të dobët dhe problemeve klimatike. Sipas Braçes, domatja ka arritur 300–350 lekë/kilogram dhe speci i kuq 450 lekë/kilogram, për të njëjtat produkte që më parë gjendeshin më lirë. Ai thekson se rritja e çmimit nuk lidhet me karburantin, por me kostot e importit dhe prodhimin vendas, i cili është ende i pamjaftueshëm. ”Problemi është i madh struktural, i goditur nga përmbytjet në zonat prodhuese dhe klima e papërshtatshme. Po bërtisja për mbulimin e dëmeve, por kush nuk dëgjon këto pasoja, sjell vetë pasojat”,-shprehet Braçe.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
Nga 5-shi, tek 2-shi dhe 3-shi, sot paradite, kuptova se ishte i shtrenjtë vetëm te 5-shi. Por në fakt, e gjeta të shtrenjtë edhe tek 2-shi – Shkolla e Baletit, dhe tek 3-shi – Bryli. Të njëjtat produkte, të njëjtat çmime!
Perimet janë çmendur, dhe ky është hall i madh.
Domatja vazhdon me 300–350 lekë/kilogram. Është e importuar – greke dhe turke. Ka dalë edhe e vendit – kryesisht rozë, ende e papjekur, vjelë nga nxitimi i bujqve për të kapur çmimin e lartë. Speci i kuq është 450 lekë/kilogram dhe është i vendit, por është shumë pak.
Shikoni: këto nuk janë çmime të shkaktuara nga nafta. Rritja me 50 lekë/litër e çmimit të naftës nuk ka këtë ndikim tek çmimi i domates dhe specit, asfare. Është ndikim shumë më i vogël se sa 100 lekë për kilogram të një produkti.
Por është çmimi i importit që po ndjek, dhe prodhimi vendas. Ndërkohë, prodhimi vendas është ende i pamjaftueshëm. Pra, kemi problem të madh me strukturën e prodhimit, e goditur fort nga përmbytjet në zonat prodhuese dhe klima e papërshtatshme. Prandaj unë po bërtisja për mbulimin e dëmeve. Por kush nuk dëgjon këto pasoja, sjell vetë pasojat!
KOHA JONË SONDAZH

