Rriten çmimet – Zarzavatet 36% më shtrenjtë se një vit më parë

Para se të shkoni në tregjet e fruta-perimeve siguroheni që të keni mjaftueshëm lekë me vete.

Çmimet kanë pësuar rritje të ndjeshme. Më të shtrenja mbeten prodhimet që nuk i përkasin stinës si specat, domatet apo kastravecat.

“Janë shumë shtrenjtë, ka shkuar preshi 1500 lekë, lakrat 1000 lekë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritja e çmimit të zarzavateve konstatohet edhe nga Instituti i Statistikave, në një raport të së cilit thuhet se  kjo kategori është rritur me 36% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetarët shprehen se e kanë të vështirë të përballojnë çmimet e larta.

“Të papërballueshme, 2000 lekë domatja, 2600 trangulli, 1200 qepa”.

“Po mundohem të marr ca gjëra këtu, ato që kanë hequr këta jashtë standardit”.

Por tregtarët justifikohen duke thënë se rritja e çmimeve vjen për shkak të mungesës së prodhimit vendas.

“Më lirë kanë qenë sivjet po nuk kanë pare, janë fukarenj”.

Një ditë më parë kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, kërkoi heqjen e TVSH-së për produktet e shportës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?