Rriten fatalitetet në Shqipëri, Kosovë e në Maqedoninë e Veriut. Spitalet në limite

Vijon të jetë e rënduar situata e Covid-19 në vendin tonë. Në përditësimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, raportohen 532 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Tirana vijon të jetë qyteti më i prekur me 191 raste vetëm në ditën e sotme. Aktualisht në 3 spitalet Covid po trajtohen 389 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Situata problematike paraqitet edhe në Kosovë teksa në përditësimin e fundit janë raportuar 765 raste të reja me Covid-19. I lartë edhe numri i viktimave, pasi 11 persona nuk mundën t’i mbijetojnë Covid-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situatë e rënduar paraqitet gjithashtu edhe në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan mbi 1000 persona të infektuar ndërkohë që 18 persona kanë humbur jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?