Rriten fondet për parashkollorin – Financimi për vitin 2019 bazohet në numrin e fëmijëve, rritet me 15%

Ndryshon skema e financimit të arsimit parashkollor. Duke filluar nga viti i ardhshëm qeveria nuk do të financojë më këtë sektor duke u bazuar në numrin e mësuesve dhe edukatorëve, por në numrin e fëmijëve të cilët frekuentojnë kopshtet shtetërore. Fondet  e parashikuara për vitin 2019 për këtë kategori janë 15% më shumë se këtë vit, ose 40 milion lekë më shumë, fond i cili pritet të shpenzohen sipas nevojave për rritjen e cilësisë së shërbimit në kopshtet shtetërore.

Ky formë e re e financimit  të arsimit parashkollor pretendohet se  është bazuar  në praktikat më të mira ndërkombëtare. Reformimi i sistemit të financimit vjen pas asaj të kurrikulave në arsimin parashkollor. Vetëm pak ditë më parë, në një aktivitet për reformat në këtë sektor, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla foli për hartimin e kurrikulave nga ekspertët më të mirë të cilat ndihmojnë fëmijët e arsimit parashkollor  të  kenë një kalim më të lehtë në klasën e parë.

Aktualisht, sipas institutit të statistikave, në kopshtet shtetërore janë riregjistruar këtë vit rreth 81 mijë  fëmijë, në një kohë që nuk ka ende një shifër zyrtare për numrin e edukatorëve. Buxheti gjatë vitit 2018 për arsimin bazë përfshirë dhe atë parashkollor,  kap shifrën prej 21 milion lekësh .

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?