Rriten frikshëm shifrat, 6 viktima dhe 117 raste të reja me Covid-19

Ditën e sotme janë shënuar 6 humbje jete dhe 117 raste të reja me COVID-19 nga 500 teste që janë kryer në 24 orët e fundit. Në të dy spitalet COVID janë shtruar 114 pacientë, mes të cilëve 19 në terapi intensive dhe 3 të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 63 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 8 në Fier, nga 4 raste në Kukës, Has, nga 3 raste në Krujë, Lushnje, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tepelenë, Divjakë, dhe nga 1 rast në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Përmet, Sarandë, Dibër, Himarë, Klos, Shijak.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 63 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2745, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i bën thirrje qytetarëve të ndjekin sistemin e referimit: Telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik

COVID-19-Statistika (27 Korrik 2020)

Testime totale 39183
Raste pozitive 4880
Raste të shëruara 2745
Raste Aktive 1991
Humbje jete 144 (Qarku Tiranë 76, Shkodër 22, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë-1082
Durrës-230
Shkodër-198
Vlorë-100
Lezhë-83
Fier-72
Korçë-67
Elbasan-48
Kukës-44
Berat-29
Gjirokastër-21
Dibër-17

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/798696197340462/?q=ogerta%20manastirliu&epa=SEARCH_BOX

SHKARKO APP