Rriten infektimet, 4 viktima dhe 289 raste të reja me Covid-19 në 24 orë
Vijojnë që shifrat në Shqipërië të jenë të larta nga pandemia e Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit betejën nuk e kanë fituar katër pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës. ”Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, një i ri 37-vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52-vjeçare nga Mirdita, një 81-vjeçar nga Tirana dhe një 85-vjeçar nga Fier”,- njoftoi sot ministria e Shëndetësisë.
Nga ana tjetër, ministria thotë se janë kryer 1402 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 289 qytetarë të prekur nga virusi vdekjeprurës. ”Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 113 raste në Tiranë, 34 raste në Fier, 23 raste në Durrës, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër, Elbasan, 10 raste në Krujë, 9 raste në Lezhë, 6 raste në Berat, 5 raste në Kurbin, Pogradec, Dibër, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Patos, 2 raste në Kavajë, Lushnje, Malësi e Madhe, Klos, 1 rast në Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Tepelenë, Peqin”,- thuhet në njotimin e Ministrisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Lajmi i mirë është se po në 24 orët e fundit, numri i të shëruarëve është rritur. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u rikujtuar qytetarëve se mbajtja e detyrueshme e maskës edhe në ambientet jashtë shtëpise duhet të shoqërohet patjetër me ruajtjen e distancës fizike prej të paktën 1.5 metër, dhe kujdesin e vazhdueshëm të higjienës personale. ”Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid-19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid-19”,- thuhet në fund të deklaratës të Ministrisë së Shëndetësisë.
Covid-19-Statistika (16 Tetor 2020)
Testime totale 104,804
Raste pozitive 16501
Raste të shëruara 9957
Raste aktive 6101
Humbje jete 443
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3001
Durrës 648
Shkodër 450
Fier 364
Korçë 342
Lezhë 311
Elbasan 265
Vlorë 224
Berat 182
Kukës 165
Dibër 84
Gjirokastër 65
https://arkiva.kohajone.com/ekspertet-me-shume-vatra-me-koronavirus-pas-tiranes-durresi-lezha-e-kukesi/