Rriten kërkesat, shqiptarët “dynden” të blejnë shtëpi në Tiranë dhe Durrës

Ndryshe nga viti që lamë pas, këtë vit tregu imobiliar në vend ka një zhvillim më të qëndrueshëm.

Sipas agjentëve imobiliar në muajt e parë të 2018-ës, tregu shënon një trend në rritje për kërkesat për blerje të apartamenteve por edhe për marrjen e tyre me qira, sidomos nga ana e shtetasve të huaj apo edhe studentët.

Tirana vazhdon të mbajë vendin e parë për shitjen, e ndjekur nga qyteti i Durrësit, ndërkohë që çmimet e shitjes së banesave në zonat e preferuara në Kryeqytet është pothuajse 50% më shumë krahasuar me qytetin bregdetar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumica e qytetarëve që kërkojnë të blejnë një banesë janë të prirur tek cilësia megjithatë sipas agjenteve imobiliar çmimi më i favorshëm dhe më i pranuar për xhepat e qytetarëve është deri në 70 mijë euro, shkruan scan.tv.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me ndryshimet e çmimeve të shitjeve ato janë rritur dhe zona ku ka një ndryshim drastik është ajo e Freskut, ku çmimi është dyfishuar krahasuar me dy vite më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?