Rriten pagat për Forcat e Armatosura deri në 70 mijë lekë plus. Këto janë kategoritë që përfitojnë
Disa kategori në Forcat e Armatosura do të përfitojnë deri në 70 mijë lekë rritje shtesë mbi pagën.
“Efektivët e Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike, Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes e Informacionit dhe ata të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes përfitojnë rritje të konsiderueshme në pagesën shtesë për kushte të veçanta pune e shërbimi”, tha ministri Vëngu.
Konkretisht, shtesa për kushte të veçanta pune për FA të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes shkon nga 13 mijë në 20 mijë lekë.
Ndërsa për Agjencinë e Sistemeve të Ndërlidhjes e Informacionit shtesa shkon nga 35 mijë në 40 mijë lekë.
Efektivët e Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike përfitojnë një shtesë që shkon nga 50 mijë në 70 mijë lekë.