Rriten rastet e rënda nga Covid-i, 30 shtrime në ditë

Rriten urgjencat dhe shtrimet në spital nga koronavirusi. Deri në 30 pacientë në ditë, në gjendje të rënduar, kërkojnë shërbimin e specializuar në dy spitalet Covid.

Të shtruar në pavijone ka nga 25-vjeçarët deri te më të moshuarit, dhe pjesa më e madhe të pavaksinuar. Pacientët e vaksinuar paraqesin forma më të lehta se të shtruarit që nuk kanë marrë asnjë dozë.

Në këtë periudhë, një vit më parë, ishin në kapacitete maksinale 4 spitalet Covid, si dhe spitalet rajonale në rrethe. Fluksi i shtrimeve po përballohet nga dy struktura, spitali infektiv dhe Covid 3 në QSUT.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjekët pohojnë se nëse do të kishim mbulesë të lartë vaksinale, shtrimet në spital dhe vdekjet nga virusi do të ishin më të ulëta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?