Rriten sërish rastet e të infektuarve, 71 persona me koronavirus në 24 orët e fundit
Raportohet se është rritur sërish përsëri numri i të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit.
Burime bëjnë me dije se në total janë testuar pozitivë 71 persona.
Kujtojmë se dje u konfirmuan 61 raste të reja me Covid 19. Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:
12 të prekur në Tiranë
11 në Vlorë
7 në Durrës
5 raste në Kukës dhe Divjakë
3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin
2 në Krujë
1 rast përkatësisht në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë, Belsh.