Rriten shantazhet në Tiranë
Viti 2021 ka nisur me një rritje të fenomenit të gjobëvënies. Në 45 ditët e para, në gjykatë kanë përfunduar 10 persona, ndërsa ne polici janë regjistruar edhe më shumë denoncime. Fenomeni ka qenë shqetësues dhe gjatë vitit të shkuar, ku u proceduan penalisht dhe u gjykuan 14 persona, 10 prej të cilëve me masë sigurie arrest me burg, ndërsa 4 të tjerët me masë më të butë, për shkak të moshës së mitur.
Sipas rasteve të regjistruara viktima të shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie janë vajzat të moshës nga 15 deri në 25-vjeçe. Në denoncimet e kryera në polici ato shprehen se autorët, kryesisht ish të dashurit e tyre u kërkojnë para për të mos publikuar materiale filmike intime.
Sipas burimeve në kohë të ndryshme ajo i ka dhënë shumën prej 3 mijë eurosh, por duke qënë se kërcënimet ishin shtuar, ajo e ka denoncuar në polici. 24-vjeçari, sipas burimeve, jetonte më së shumti në Angli dhe atje ka qenë i proceduar penalisht për vjedhje.