Rriten shifrat, 4 viktima dhe 130 raste të reja me Covid-19 në 24 orë
Në orët e fundit janë rritur shifrat nga Covid-19. Nëse një ditë më parë Ministria raportoi për 1 humbje, në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 humbje nga virusi vdekjeprurës. Kurse që nga fillimi i pandemisë betejën nuk e kanë fituar 2383. ”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 4 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 53- 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.
Po në 24 orët e fundit janë kryer 2389 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 130 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki ”28 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, 12 raste në Korçë, 9 raste në Gjirokastër, 8 raste në Sarandë, 7 raste në Shkodër, Devoll, 6 raste në Fier, Skrapar, 4 raste në Vlorë, Pogradec, 2 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Kamëz, Kuçovë, Vorë, 1 rast në Pukë, Mat, Dibër, Malësi e Madhe, Gramsh, Libohovë”.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 698 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107,163 që nga fillimi i epidemisë. Në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 142 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, njofton ministria e Shëndetësisë.
Statistika (27 Prill 2021)
Raste të reja ditore 130
Të shëruar në 24 orë 698
Të shtruar në spitale 147
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2839
Testime totale 630,822
Raste pozitive 130,736
Raste të shëruara 107,163
Raste aktive 21,190
Humbje jete 2,383
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 16661
Fier 1686
Durrës 575
Shkodër 559
Korçë 483
Gjirokastër 365
Vlorë 272
Elbasan 126
Kukës 186
Dibër 123
Berat 101
Lezhë 53