Rriten shifrat e Covid-19 dhe në Berat, 41 raste të reja, mes të prekurve 5 mësues dhe 5 nxënës. Të infektuar edhe në institucione e biznese

Mes 41 rasteve të raportuara sot nga Ministria e Shëndetësisë në qarkun e Beratit, regjistrohen mësues e nxënës të infektuar në disa shkolla.

1 mësues në shkollën 9-vjeçare “Zihni Toska” në Berat, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Cukalat në Urë-Vajgurore, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Bistrovicë në Urë-Vajgurore, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Skrevan në Urë-Vajgurore, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Starovë, 3 nxënës në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni” në Berat, 1 nxënës në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” në Berat dhe 1 nxënës në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë janë rastet e të prekurve me Covid-19 ditën e sotme.

Mes të infektuarve të sotëm, të shpërndarë sipas qyteteve: 17 në Berat, 4 në Kuçovë, 8 në Urë-Vajgurore, 8 në Skrapar dhe 4 në Poliçan ka të prekur edhe në institucionet vendore dhe bizneset private. 25 raste të tjera regjistrohen të jenë raste kontakti familjare, mes tyre 14 pensionistë të moshave 64-72 vjeç. Ndërkohë që rastet me Covid-19 janë duke u shtuar, aktualisht regjistrohen 898 raste aktive në qarkun e Beratit.

SHKARKO APP