Rriten temperaturat, çfarë pritet të ndodhë me motin?

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e enjte 27 dhjetor 2018.

Masat ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë verilindore do të vijojnë ndikimin e tyre në të gjithë territorin duke bërë që moti të jetë i kthjellët, por i ftohtë.

Pasditja mbetet në të njëjtat kushte atmosferike, ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale nga -6°C në 14°C.

Swiss Digital Mobile Reklama

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor- Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?