Rriten tensionet për luftë!/SHBA nis drejt Koresë aeroplanmbajtëse

Aeroplanmbajtësja amerikane që po lundron drejt Gadishullit Korean, po shoqërohet tani nga dy destrojerë japonezë.

Njësia lundruese filloi manovrat e përbashkëta detare sot në Paqësorin perëndimor.

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Carl Vinson, e cila shoqërohet edhe nga një destrojer amerikan i pajisur me raketa kruz, u urdhërua nga presidenti që të udhëtonte drejt Koresë ndërkohë që veprimet e Phenianit kanë shtuar tensionet në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është e qartë për sa kohë njësia luftarake amerikane do të shoqërohet nga destrojerët japonezë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marina amerikane tha se manovrat janë operacione rutinë që synojnë të përmirësojnë reagimin në e mjeteve të marinës ushtarake dhe kapacitetet mbrojtëse, si dhe manovrimin efiçent./VOA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?