Rritet bilanci i të vdekurve nga koronavirusi në Itali

Rritet bilanci i të vdekurve nga koronavirusi në Itali. Deri para pak minutash numri i të vdekurve ka shkuar në 21 dhe atyre të prekur në 821.

Lajmin e ka bërë të ditur gjatë një konference për shtyp Angelo Borrelli, komisioneri për mbrojtjen civile në Itali.

Ndërkohë, janë 345 persona që po kurohen në spital, ndërsa 422 të tjerë janë duke u kuruar në shtëpi.

64 prej të prekurve janë në terapi intensive.

Nga ana tjetër, deri më tani ekzistojnë 151 raste me koronavirus në Veneto, sipas përditësimit më të fundit të lëshuar nga ky rajon.

Shpërthimi më i madh me të prekur mbetet ai i Vo ‘Euganeo, me 70 raste, i ndjekur nga Treviso me 23, pastaj Venecia me 10, Limena me 9, Milano me 5 dhe Vicenza me 3.

SHKARKO APP