Rritet çmimi i biletës në Tiranë për sherbimin urban

 

 

Në mbledhjen maratonë të Këshillit Bashkiak, ku u miratua vetëm me votat mazhorancës buxheti i vitit 2016, Erion Veliaj ka bërë propozimin surprizë: Rritje në 40 lekë të çmimit të biletës.Propozimi i tij ka ngjallur reagime të këshilltarëve të djathtë në sallë, të cilët e kanë akuzuar Veliajn për korrupsion, si dhe e kanë etiketuar atë si “hajdut”.Propozimi ishte miratuar ndërkohë në Komisionin e Ekonomisë edhe pse anëtarët e djathtë të këtij komisioni nuk kanë pasur dijeni. Më pas kaloi në Këshill vetëm me votat e mazhorancës.

Një ditë më parë edhe nënkryetari i Bashkisë, Arbi Mazniku përjashtoi kategorikisht rritjen e çmimit. Ai tha se për rritje mund të diskutohej vetëm nëse plotësoheshin tre kushte: Shtrirje e linjave në të gjithë qytetin, shërbim më i mirë dhe bileta elektronike. Ndërsa mesditën e sotme kryebashkiaku Veliaj pati vetë një takim me përfaqësues të shoqatës së transportit. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Veliaj “i kishte rënë gjoksit” duke thënë se “s’jam idiotë të lë qytetarët pa urban”, duke u nisur nga ultimatimi i operatorëve për ndërprerje të transportit në datë 1 janar.

Por ndërkohë kryebashkiaku i befasoi të gjithë sot në mbrëmje duke propozuar rritjen në 40 lekë të çmimit të biletës.

Shoqëritë e transportit dalin shumë të fituara edhe me një rritje prej vetëm 10 lekësh të biletës. Në Bashkinë e Tiranës, pa përfshirë periferitë që u shkrinë nga ndarja administrative, janë rreth 144 deri në 150 mijë udhëtarë në ditë. Me rritjen prej 10 lekë të biletës, i bie afro 15 mijë dollarë në ditë më shumë. Ose rreth 5.5 milionë dollarë të ardhura më shumë në vit. Në emër të këtyre të ardhurave shtesë kompanitë e transportit kanë lobuar fort për rritjen e cmimit dhe ia dolën.

Këshilltarët e mazhorancës si dhe kryebashkiaku kanë mbrojtur vendimin duke thënë se gjithçka është bërë në mënyrë të përshpejtuar për shkak të grevës së paralajmëruar nga shoqata e transportit urban. Sipas Veliajt indeksimi i çmimit të biletës duhet bërë si për çdo mall tjetër. Rritja me 10 lekë e biletës do të aplikohet duke nisur prej muajit shkurt .

SHKARKO APP