Rritet çmimi i bukës, Autoriteti i Konkurrencës hap hetim në Korçë

Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar pas raportimeve në media për një rritje të mundshme të çmimit të bukës në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve të publikuara, disa ndërmarrje që merren me prodhimin dhe tregtimin e bukës kanë njoftuar pikat e shitjes se çmimi i produktit do të rritet nga 120 lekë në 150 lekë. Kjo përbën një rritje prej më shumë se 25 për qind, çka ka nxitur shqetësime për një ndryshim të njëkohshëm të çmimeve në treg.

Në këto kushte, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të ndërhyjë menjëherë për të monitoruar situatën dhe për të verifikuar nëse kjo rritje e paralajmëruar është rezultat i një vendimi të pavarur të secilës ndërmarrje apo nëse mund të ketë elemente të një sjelljeje të koordinuar mes operatorëve të tregut. Për këtë qëllim është ngritur një Grup Pune, i cili po ndjek nga afër zhvillimet dhe po realizon kontrolle në terren në qytetin e Korçës.

Kontrollet synojnë të evidentojnë nëse njoftimi për rritjen e çmimit do të zbatohet në praktikë nga të gjitha ndërmarrjet dhe, mbi të gjitha, nëse kjo situatë përbën një shkelje të rregullave të konkurrencës në treg. Autoriteti po shqyrton mundësinë që një rritje e njëkohshme e çmimeve të jetë rezultat i marrëveshjeve të ndaluara mes subjekteve tregtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, ndalohen të gjitha marrëveshjet apo praktikat që kanë si qëllim ose pasojë pengimin, kufizimin apo shtrembërimin e konkurrencës në treg. Këtu përfshihen edhe rastet kur ndërmarrjet vendosin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë çmimet e blerjes apo të shitjes, si dhe çdo kusht tjetër të tregtimit që cenon konkurrencën e lirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

utoriteti i Konkurrencës u ka bërë gjithashtu thirrje të gjitha ndërmarrjeve që operojnë në tregun e prodhimit dhe tregtimit të bukës të respektojnë legjislacionin në fuqi. Shkelja e ligjit për mbrojtjen e konkurrencës konsiderohet kundërvajtje administrative dhe mund të shoqërohet me masa ndëshkuese. Në rast se konstatohet një marrëveshje e paligjshme për caktimin e çmimeve, subjektet e përfshira mund të gjobiten deri në 10 për qind të xhiros së tyre vjetore të vitit financiar paraardhës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?